Google ADS

Krasniqi: Deputetët e shumicës, me të ardhura mujore afër 2 mijë euro, votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet

12:13 | 2 Nëntor 2023
E.G

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar pas mospërkrahjes së rezolutës së propozuar nga opozita.

Në këtë rezolutë kërkohej që të diskutohej gjendja e minatorëve të Trepçës dhe protesta e zyrtarëve policor.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se ky Kuvend e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur, shkruan Arbresh.info.

“Deputetët e shumicës parlamentare, me të ardhura mujore afër 2 mijë euro, sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet, të cilët çdo ditë rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre për shtetin e Kosovës. A ka ku shkon më poshtë? Ky Kuvend e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur.”, ka shkruar ai.

Tutje kreu i PDK-së u shpreh se deputetët nuk përfaqësojnë më askënd dhe asgjë.

“Këta deputetë nuk përfaqësojnë më askënd dhe asgjë, përveçse interesat dhe përfitimet e tyre personale. Çfarë turpi!”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme