Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, ka pritur në takim Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, si dhe Drejtorin e Qendrës për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (CILC), Willem van Nieuwkerk.
Gjatë këtij takimi, sipas njoftimit tw KPK-së, kryesuesi i KPK-së dhe Drejtori i CILC-it kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, i cili ka për qëllim promovimin e një sistemi të pavarur dhe të paanshëm të ndjekjes penale përmes avancimit të bashkëpunimit me media dhe rritjes së kapacitetit administrativ dhe efikasitetit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, ka falënderuar Ambasadoren e Holandës dhe Drejtorin e Qendrës për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar për angazhimin e vazhdueshëm dhe ndihmën e dhënë Këshillit Prokurorial në forcimin e mekanizmave që kontribuojnë në avancimin e integritetit, profesionalizmit, transparencës dhe pavarësisë së sistemit prokurorial.
Memorandum i Mirëkuptimit, i cili është nënshkruar ndërmjet KPK-së dhe CILC-it do të fillojë së zbatuari nga 1 shtatori 2019 dhe do të zgjasë për një periudhë prej njëzet muajsh në kuadër të Projektit “Mbështetje për një sistem prokurorial të pavarur, profesional dhe të paanshëm” të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...