Agjencia e OKB-së për refugjatët UNHCR misioni në Kosovë, dhe organizata “Play International” kanë nënshkruar peticionin për refugjatët në Ditën Botërore të Refugjatëve.
Arlinda Gecaj -nga PLAY Internacional organizatore, thotë se kanë organizuar këtë aktivitet për nderë të ditës ss refugjatëve, raporton arbresh.info
“Gjatë ditës ka me pas aktivitete të ndryshme, fillojmë me informimin e qytetarëve për refugjatët dhe numrin e tyre në botë. Pastaj arsyet pse largohen refugjatët në vendet e ndryshme. Arsyet me të mëdha janë luftërat dhe siguria në vendet e tyre. Qytetarët nga Shtetet si Siria dhe Irani dominojnë për largim nga vendet e tyre shkaku i luftërave. Edhe në Kosovë ka persona të ardhur nga vendet e tjera”, u shpreh Gecaj.
Ndërsa Shpend Halili zyrtar për informim në UNHCR, tha se kjo ditë shënohet në tërë boten më qellim të rris sensibilizimin për refugjatët në botë.
“Gjatë vitit të kaluar rreth 68 milion refugjatë janë larguar më forcë, në Kosovë të zhvendosur janë mbi 16 mijë persona. Në botë rreth 25 milionë janë refugjatë. Vendet që tash kanë prodhuar refugjatë janë Siria, Afganistani, Somalia dhe Sudani Jugor. Ky aktivitet është për tu solidarizuar më refugjatët . Qëllimi i këtij peticioni “me refugjatwt” është për të arritur një marrëveshje në mbarë botën.”
Gjatë ditës për nderë të kësaj dite do të ketë edhe aktivitete të tjera./Arbresh.info
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana
Driloni merr në krah Sarën dhe e dërgon në shtrat
Rasti “Thaçi dhe të tjerët” me vendim për pjesëm...