Kosova ka të paktën 13 milion euro borxh spitaleve turke për trajtimin e pacientëve në Turqi. Këtë deklaratë për media para pak ditësh e bëri vet Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi.
“Sipas një shifre ne i kemi të paktën 13 milionë euro borxh (spitaleve turke) që i dimë dhe jemi zotuar për t’i paguar ato, por ky numër është më i madh sepse kemi plotë pacientë që kanë shkuar për trajtim që nuk kemi marrë llogaritë prej tyre. Është numër substancial”, ka thënë Latifi.
Njohësit e Shëndetësisë në Kosovë, vlerësojnë se për këtë borxh institucionet tona rrezikojnë të paditen nga Turqia.
E, lidhur me këtë çështje arbresh.info tentoi të marrë një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë për borxhin e akumuluar ndaj spitaleve të Turqisë, për sa spitale bëhet fjalë dhe sa pacient janë shëruar deri më tani, pavarësisht përpjekjeve nuk kanë kthyer përgjigje.
Në anën tjetër, Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla vlerëson se Kosova rrezikohet nga ndonjë paditje nga institucionet e Turqisë.
“Jo absolut nuk mund të ndikojë në prishje të raporteve mes shteteve, sepse këto borxhe kanë me u paguar, duam apo nuk duam ne, por e keqja është se ka me u dëmtuar buxheti jonë, për shkak se këto borxhe janë të mundshme me shkuar deri tek përmbarimet, duke pas parasysh që marrëdhëniet ndërkombëtare mes Kosovës dhe Turqisë janë bilaterale dhe munden me hy në funksion edhe avokatët e tyre”, thotë ai.
Sipas tij, ky borxh mund të rritet nga 12 milionë euro në 24 milionë euro, e që mund të ndikojë në dëm të Kosovës.
“Me ç ‘rast mundet me u rrit ky borxh e që mund të shkoj në dëm të Kosovës. Kurrsesi nuk mund të nderprehën marrëdhëniet mes shteteve, pos që Kosova rrezikon shumë të merr ndonjë padi eventuale nga ana e spitaleve turke ku pastaj nga borxhi i akumuluar prej 12 milion të paguajmë 24 milion dhe askush nuk do të marrë përgjegjësi për këtë”, thotë Syla për arbresh.info.
Arbresh.info po ashtu, tentoj të marrë një përgjigje edhe nga Ambasada e Turqisë në Prishtinë, por të njëjtit nuk ishin në qasje për të kthyer një përgjigje qoftë në e-mail ose telefon.
Se, ekziston rreziku që institucionet tona të paditen nga Turqia për mos pagesë të këtyre borxheve në afate të caktuara dhe t’i kushtonte dëmi edhe më shumë se 13 milion euro.
E thotë edhe, Kryetari i Shoqatës së Pacientëve, Besim Kodra.
“Realisht kjo rrezikon institucionet se mund të paditen. Përndryshe, përveç Turqisë ka opsione tjera të mjaftueshme që qytetarët munden me shkuar me marr shërbim. Madje, madje shërbimet në Turqi janë shumë më të shtrenjta kundrejt disa vendeve tjera. Kjo mundet të jetë rrezik potencial për institucionet qe munden me u padit dhe me paguar edhe shuma tjera në gjykatë përveç këtyre 13 milionëve. Problemi është se pse janë krijuar këto 13 milion, pse institucionet tona shëndetësore nuk kanë mund mi kryer shërbimet qe mos me u akumuluar këto borxhe jashtë shtetit, mos me u dërguar pacientet atje përveç rasteve me të veçanta apo më specifike”, thotë ai.
Sipas tij, Kosova dërgon pacientë në Turqi, për shkak se nuk kërkohet viza.
“Problemi gjithashtu qëndron se Turqia nuk ka viza për qytetarët e Kosovës dhe kur ka nevojë për shërbime jashtë vendit kryesisht e zgjedhin Turqinë për shkak th procedurave të vizës, përndryshe ka vende tjera të bashkimit evropian që ofrojnë shërbime me të lira.” thotë Kodra për arbresh.info.
Ndryshe, sa u përket sëmundjeve që kërkojnë ndihmë financiare për shërim jashtë vendit, më të shpeshta janë: sëmundjet malinje, si leukemia, sëmundjet e kardiokirurgjisë së fëmijëve dhe rastet ortopedike.
Vendet ku më së shumti kosovarët kërkojnë trajtim jashtë Kosovës janë: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Turqia e Gjermania./Artan Maliqi/arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...