Kosova i dorëzon Bashkimit Evropian programin vjetor për reforma ekonomike

07:08 | 31 Janar 2018
Arbresh.info

Ministri i financave të Kosovës, Bedri Hamza, do t’ia dorëzoj sot Bashkimit Evropian Programin vjetor për Reforma Ekonomike (ERP).

ERP-ja është instrumenti kryesor për dialog rreth çështjeve ekonomike dhe një nga tri shtyllat e strategjisë së zgjerimit.

Qeverisja ekomomike është sistemi me të cilin institucionet qeveritare, përfshi edhe akterët e pavarur, siç është Banka Qendrore, rregullojnë dhe drejtojnë ekonominë.

Në kontekst të zgjerimit të BE-së, kjo përfshin: stabilitetin makro-financiar, ambient mirëpritës biznesor, tregje funksionale të fuqisë punëtore dhe financiare, nivele të mira dhe cilësi në arsim, infrastrukturë, inovacion dhe integrim ekonomik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme