Për nder të 4 korrikut, 242 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve, shoqata “Miqtë e Amerikës” në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës, do të organizojë një sër aktivitetesh.
Aktivitetet fillojnë me korin e grave “Nexhmije Pagarusha” te sheshi Bill Clinton në Prishtinë, i cili do të performojë me 2 këngë të shkurta.
Me pas garda ceremoniale e FSK-së do ta ndërrojë dhe ngrite flamurin amerikan, për të vazhduar me dhurimin e kartolinave të punuara enkas për 4 korrik 2018 dhe dhurimin e një sasie lëngjeve donacion “Fluidi” Gjilan.
Këto kartolina dhe lëngje do t’ua dhurojmë qytetarëve të rastit. Një sasi kartolinash do t’ua dërgojmë ushtarëve amerikan prezent në Kampin Bondsteel.
Poashtu për nder të 4 korrikut, posa të caktohet data nga Komuna e Çair – Shkup do të ndahen shpërblimet nxënësve që kanë fituar në konkursin publik për shkrimin e eseve me temën “SHBA – miqtë dhe aleatët tanë”
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...