Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka treguar se vajza e tij e ka kaluar me sukses trajtimin në Turqi.
Korencia me anë të një postimi në Facebook, i ka falënderuar të gjithë ata që e ndihmuan, teksa potencoi se jeta përplas secilin me probleme të ndryshme shëndetësore por “duhet të mos humbim asnjë shpresë, sepse mrekullitë ndodhin”, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë i deputetit të VV-së:
Sot edhe dielli po rrëzon më ngrohtë
Të dashur miq e familjarë,
Sot duam të ndajmë gëzimin me të gjithë ju. Sot kur po kthehemi në vendlindje, jemi shumë të lumtur që vajza jonë Urtina e ka kaluar me sukses trajtimin në Turqi.
Janë të shumtë njerëz që sot do i falënderoja, por që do e zbehja gjithë madhështinë e respektit dhe angazhimit që kanë treguar në këtë periudhë të vështirë por jetike për ne.
Falenderojmë Zotin e Madhërishëm që na trasoi udhën ku përmes miqve tanë e mjekëve të vyer arritëm te mjekimi.
Jeta na përplas secilin me probleme të ndryshme shëndetësore por duhet të mos humbim asnjë shpresë, sepse mrekullitë ndodhin.
Sot, mrekullia jonë është Urtina, si ditën kur lindi dhe sot kur me vetëmohim mposhti sëmundjen e saj.
Kurrë mos u dorëzoni para sfidave jetësore, sepse Allahu është i madh dhe Atij i qofshim falë./Arbresh.info
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...