Është mbajtur sot konferenca më temën “Konkurrenca është e mirë, me rregullim është më e mirë”.
Rikardo Sarri, zëvendësshefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, tha në këtë takim se iniciativa e BE-së, do ta ndihmojë Kosovën në shumë procese.
“Kjo është iniciativa e BE-së, që mund të lëvizim lirshëm në treg të madh, edhe pse na nevojitet ta rregullojmë këtë proces edhe më shumë. Politikën e BE-së, në këtë drejtim duhet të zbatojnë rregullat, se sa më shumë që ka efiçiencë ka më shumë tregti”, ka thënë Sarri, raporton Arbresh.info.
Ai shtoi se, Kosova ka kapacitet sa i përket aspektit ekonomik, por që duhet bërë punë në Kosovë.
“Kosova ka kapacitete ekonomike por që duhet punuar edhe më tepër, por, ne inkurajojmë institucionet e Kosovës sepse duhet të merren me seriozitet të plotë rekomandimet e konkurrencës, e gjithashtu si në homologimin e veturave, por duhet të zbatohen me rregulla të duhura”, ka thënë Sarri.
Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se janë duke punuar më shumë në këtë proces.
“Ligji nr.5, i kësaj kornize ligjore, ka bërë një proces shumë të mirë, është formuar departamenti, është mbushur stafi, edhe pse disa procese ende nuk janë formuar dhe duhet punë”, ka thënë ministri i Financave, Hamza.
Ai shtoi se Ministria e Financave do ta mbështesë këtë projekt.
“Do ta mbështesim këtë projekt, sepse Kosova ka legjislacionin primar edhe pse duhet të punojmë edhe në legjislacionin sekondar”, ka shtuar ministri Hamza.
Sipas tij, Departamenti i Ndihmës Shtetërore do të siguroj më shumë transparencë si në ndërmarrje publike ashtu edhe në ato private.
Ky projekt e ndihmon edhe Agjencionin e Konkurrencës./Arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës