Komuna: Rrugët në Prishtinë, të kalueshme

10:46 | 27 Shkurt 2018
Arbresh.info

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pas reshjeve të fundit të borës rrugët kryesore në qytet dhe fshatra janë të kalueshme.

Sipas njoftimit të komunës deri tek pastrimi i tyre ka ardhur si rezultat i angazhimit të tetë kompanive për pastrimin e rrugëve me kapacitete të plota si dhe angazhimit të stafit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe asaj të Inspekcionit.

Komuna që drejtohet nga Shpend Ahmeti iu bën thirrje qytetarëve që për çdo problem të telefonojnë në numrat kujdestarë (pa pagesë) 080012233 dhe 080012244.

Në të njëjtën kohë, ftojnë pronarët e lokaleve afariste që të kujdesen për pastrimin e hapësirës para lokaleve të tyre, dhe të zbatojnë kështu Rregulloren për Shërbime Komunale, sipas së cilës “Për pastrimin e borës nga trotuaret dhe para ndërtesave afariste dhe banesore në pronësi shoqërore, kujdesen personat juridikë, të cilët i shfrytëzojnë ndërtesat afariste dhe pleqësitë shtëpiake, ndërsa për pastrimin e borës nga trotuaret para ndërtesave familjare banesore dhe para hapësirave afariste (punëtoritë, lokalet afariste), kujdesen pronarët dhe shfrytëzuesit e ndërtesave banesore dhe të hapësirave afariste.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme