Komuna e Prishtinës njofton se deri më tani ka trajtuar 3356 qenë endacakë.
Në njoftimin për media nga Komuna thuhet se qenët endacakë janë kapur, sterilizuar, kastruar, vaksinuar dhe pajisur me mikroçip për një mbikëqyrje më të mirë
“Kryeqyteti ka arritur një hap të madh në kujdesin për qenët endacakë. Deri më tani, kemi trajtuar 3356 qenë endacakë , duke i kapur, sterilizuar, kastruar, vaksinuar dhe pajisur me mikroçip për një mbikëqyrje më të mirë”, njofton Komuna.
Tutje thuhet se ky proces është realizuar në bashkëpunim me katër operatorë ekonomikë, që çdo qen të trajtohet me kujdesin që meriton .
Komuna e Prishtinës thotë se vetëm nga janari deri në maj të vitit 2022, kanë trajtuar 709 qen
“Vetëm nga janari deri në maj të vitit 2022, kemi trajtuar 709 qen , duke treguar angazhimin tonë të qëndrueshëm për një mjedis më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë, përfshirë miqtë tanë me katër këmbë”, bën të dityur njoftimi i komunës./Arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë