Komisioni për të drejtat e njeriut diskuton për punimet në kompleksin memorial në Meje

07:55 | 21 Qershor 2018
Arbresh.info

Sot mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, në të cilën do të bëhet raportimi lidhur me zhvillimin e punimeve në kompleksin memorial në Meje.

Të ftuar janë Shoqata e familjarëve të personave të zhdukur “27 Prilli 1999-Meje” dhe përfaqësues të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.

Mbledhja mbahet në orën 10:00, në ndërtesën e Kuvendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme