Google ADS

Koalicioni AAK-Nisma dhe të tjerët publikon listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit

17:24 | 11 Dhjetor 2024
E.H

Koalicionit AAK – Nisma Socialdemokrate – Konservatorët – E30 dhe Ideal kanë publikuar listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Në listë janë 110 deputet të cilët sipas njoftimit për media janë deputet me përgatitje të admirueshme profesionale, është oferta më e mirë për Kosovën, përcjell Arbresh.info.

Njoftimi i plotë:

Lista e Koalicionit AAK – Nisma Socialdemokrate – Konservatorët – E30 dhe Ideal, me njerëz të devotshëm, gra dhe burra të dëshmuar, jo vetëm në përcaktimin e tyre për Shtet e Familje por edhe me përgatitje të admirueshme profesionale, është oferta më e mirë për Kosovën.

Me politikanë me përvojë, pjesëtarë nga shoqëria civile, njerëz të dëshmuar në udhëheqje e në sektorë jetikë për vendin, janë garanca më e fortë e përfaqësimit të zërit të qytetarit në Kuvendin e Kosovës.

Të fokusuar në cilësinë e një përfaqësimi sa më dinjitoz, gjinor, rajonal e sektorial, Lista e Koalicionit të udhëhequr nga kandidati për Kryeministër dhe bartës i listës, Ramush Haradinaj, është Listë për Kosovën Fituese./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme