Në Klinikën e Gjinekologjisë gjatë ditës së djeshme është kryer një operacion rreth 5 orësh ku i është shpëtuar jeta një nëne. Nëna tani gjendet në Kujdesin Intensiv dhe gjendja e saj është stabile
Nëna kishte lindur fëmijën e saj të katërt me operacion cezarian në Spitalin e Mitrovicës. Atje i ishte komplikuar gjendja duke shkaktuar gjakderdhje të madhe, shkruan Gazeta Shneta.
Në gjendje të rëndë të shokut hemorragjik ishte sjellë me urgjencë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK pas orës 15:00.
Stafi thirri menjëherë Dr. Fehmi Zeqirin për të marr përsipër rastin. Së bashku me Dr. Afrim Veliun si shef i ekipës, kryen operacionin rreth pesë orësh ku arritën të ndalnin gjakderdhjen që si rezultat pati shpëtimin e jetës së pacientes.
Në intervenim mori pjesë edhe kirurgu vaskular Dr. Lulzim Vokrri, anesteziologet Dr. Sebahate Gashi dhe Flora Marashi.
Zyrtarët e klinikës kanë bërë të ditur se gjendja e nënës është stabile, ajo ka vetëdije dhe është duke qëndruar në Kujdesin Intensiv nën përkujdesje të anesteziologëve, infermiereve dhe mamive. /Gazeta Shneta/
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...