Rreth 25 ushtar të KFOR-it kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së sotme me qytetarët serb në Zveçan
KFOR-i përmes një njoftimi për media bënë të ditur se aktualisht të lënduarit janë nën vëzhgim nga personeli mjekësor i cili po vlerëson gjendjen e tyre.
“Rreth 25 të plagosur nga kontingjenti shumëkombësh gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit. Duke iu kundërvënë skajeve më aktive të turmës, disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara dhe plagëve të marra trauma me thyerje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse”, njofton KFOR-i.
Siç njofton KFOR-i, sot pasdite njësitet e këtij misioni ushtarak janë dislokuar në 4 komunat e veriut të Kosovës me qëllim të frenimit të demonstratave të dhunshme që ndodhën pasi kryetarët e sapo zgjedhur ditëve të fundit tentuan të marrin detyrën.
Komandanti i misionit të KFOR-it, gjenerali i divizionit Angelo Michele Ristuccia, personalisht po e përcjell zhvillimin e situatës dhe shpreh ngushëllimin e tij për burrat dhe gratë e misionit të lënduar gjatë përleshjeve.
Ai theksoi se sulmet e paprovokuara ndaj njësive të NATO-s janë të papranueshme dhe KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij në mënyrë të paanshme./Arbresh.info/
#KFOR statement pic.twitter.com/kfYybyqC2G
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) May 29, 2023
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...