Ministria e Administratës Publike ka hapur konkursin për Drejtor të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Konkursi është hapur më 3 nëntor dhe do të jetë i hapur deri më 15 nëntor, kurse paga bruto për këtë pozitë është mbi 1000 euro.
Pjesë e këtij konkursi do të jetë edhe drejtori i tanishëm i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, i cili për portalin “Arbresh.info” konfirmoi pjesëmarrjen e tij.
Gërxhaliu thotë se ende nuk ka konkurruar, por që këtë do ta bëj brenda afatit kohor, dhe se është i interesuar që punët që kanë mbetur në gjysmë në këtë Institut t’i përfundojë vetë.
Ai thotë se të gjitha ndërrimet e ish-Institutit i ka bërë vetë, për ta sjellë këtë Institut deri në këtë nivel të agjensionit, duke e shkëputur nga Ministria e Shëndetësisë.
“Qe dy vite është bërë agjensioni si Institut i Mjekësisë Ligjore dhe jam vet arkitekt i kësaj, ka edhe pak punë për ta kompletuar, sepse duhet të certifikohen sektorët, andaj nuk kisha pasur dëshirë që këto të mbesin në gjysmë”, u shpreh Gërxhaliu, duke bërë me dije se do të konkurrojë për këtë pozitë .
Gërxhaliu, përmend krijimin e sektorëve të ndryshëm brenda këtij Instituti, duke përfshirë, Zyrën për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi ligjore në 2002 dhe Departamentin për Mjekësi Ligjore nën Ministrinë e Drejtësisë në 2008.
Ndërkohë, “Arbresh.info” mëson se për këtë pozitë do të konkurrojnë edhe mjekët ligjorë Musa Gashi dhe Naim Uka.
Konkursi për këtë pozitë është i hapur, dhe të drejtë konkurrimi kanë të gjithë nëpunësit civil në pozita të larta drejtuese, pozita drejtuese ose në pozita të barasvlershme në institucionet e administratës publike apo në kompanitë publike ose private.
Mandati i kësaj pozite do të jetë për tri vitet e ardhshme./Arbresh.info/Gita Lushi
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...