Besimtarët e krishterë po festojnë Krishtlindjet, që ndryshe njihet edhe si ditëlindja e Krishtit. Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë.
“Uroj që paqja e Krishtit të depërtojë në zemrën e secilit prej jush, të mbretërojë në familjet tuaja dhe të lulëzojë gjithkund në vendin tonë, e kudo në botë” , ka shkruar mes tjerash shkelqësia e tij Imzot Dodë Gjergji.
Ndërsa, në familjen 6 anëtarëshe Prenaj në Prishtinë, tashmë kanë bërë të gjitha përgatitjet për Krishtlindjen, duke dekoruar shtëpinë sa më bukur dhe duke bërë ushqimet e veçanta.
Kryefamiljari Arbër Prenaj thotë se kjo ditë për shqiptarët është një bashkëdyzim i dy festave, pra natës së Buzmit që është një festë pagane ilire e njohur si dita e këndelljes, e cila përfundon në kohën kur lindë Jezu Krishti, me mbajtjen e Meshës.
Festa e Krishtlindjes përçon mesazhin e shpresës, të humanizmit dhe të ngadhënjimit mbi të keqen.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...