Në Prishtinë ka nisur punimet Forumi i Parë i Investimeve të Qëndrueshme, organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC), i cili ka për qëllim ofrimin e një platforme për diskutim dhe prioritizim të nevojave në vend.
Në hapje të forumit dyditor, Emrush Ujkani, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, ka thënë se si Këshill i përkrahë këto iniciativa dhe do të eksplorojmë tema thelbësore për projekte që çojnë nga tërheqja e kapitalit të BE-së.
“Ky forum ka si qëllim ofrimin e një platforme për diskutim dhe prioritizim të nevojave në vend. Jemi mbledhur këtu kur investimet e qëndrueshme janë më të nevojshme si asnjëherë më parë, duke u ballafaquar sidomos me sfidat mjedisore dhe ekonomike. Ne si Këshill, kemi nderin t’i përkrahim këto iniciativa. Ne do të eksplorojmë edhe tema thelbësore për projekte që na drejtojnë drejt tërheqjes së kapitalit të BE-së“, ka thënë ai.
Luan Dalipi, shef i kabinetit të Kryeministrit ka thënë se si Qeveri kanë qenë në gjendje t’i kultivojnë disa vlera të cilat kanë rezultuar me ndërtimin e sistemeve të mira. Ai theksoi se Ekzekutivi, ka dy funksione kryesore tek biznesi, atë të zhvillimit dhe përkrahjes.
“Si Qeveri kemi qenë në gjendje që t’i kultivojmë disa vlera të cilat kanë rezultuar me ndërtimin e sistemeve te mira. Të cilat në anën tjetër kanë rezultuar me arritjen e disa caqeve që janë shfaqur në indekse në nivel ndërkombëtar sikur së në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit. Të gjitha këto janë mjedise të mira për zhvillimin të biznesit. Kjo tregoi që kemi përmirësuar këtë mjedis duke përmirësuar edhe perspektivën e zhvillimit të biznesit”, tha ai.
“Shumë prej sukseseve të Kosovës janë si rezultat i bashkë
punimit të mirë që kemi, duke pasur gjithmonë edhe ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë. Kemi shumë për të bërë e dimë këtë dhe e pranojmë, por mendoj që jemi në rrugën e duhur. Qeveria ka dy funksione kryesore tek biznesi, atë të zhvillimit dhe përkrahjes”, ka thënë Dalipi.
Tomas Szunyog, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, ka theksuar se zbatimi i zhvillimit dhe investimit të qëndrueshëm është diçka e domosdoshme, sidomos për ndaljen e “ikjes së trurit”.
“Ky është një diskutim me kohë për Kosovën, në fazën e vet të zhvillimit dhe pikëvështrimit të rrethanave ndërkombëtare. Kemi dëgjuar për investime të drejtpërdrejta, remitanca gjithnjë në rritje, rritjen e vendeve të punës dhe disa zhvillime pozitive. Të gjitha këto janë zhvillime të mira në raporte të huaja. Zbatimi i zhvillimit dhe investimit të qëndrueshëm është diçka e domosdoshme sidomos nga pikëvështrimi i ikjes së trurit. Po shohim gjëra pozitive që po ndodhin në sektorin e energjisë”, tha Szunyog.
Mes tjerash, Szunyog apeloi që Kosova të heqë sa më shpejt ndalimin e produkteve serbe.
“Për Kosovën dhe Serbinë do të ketë disa kushte shtesë që të angazhohen në mënyrë konstruktive me rezultate të prekshme në përmirësimin e marrëdhënieve. Në këtë drejtim lëvizja e lirë e mallrave shërbimeve dhe punëtorëve, paraqitet më shumë në planin zhvillimor. Inkurajojmë Kosovën që të heq sa më shpejt ndalimin e produkteve serbe në Kosovë. Investimet e qëndrueshme kërkojnë vëmendjen e të gjithëve”, ka thënë ai.
“Sustainable Investment Forum” është një mbledhje prestigjioze e liderëve të industrisë, politikë-bërësve dhe ekspertëve të angazhuar për të nxitur ndryshime transformuese drejt investimeve më të qëndrueshme.
Ngjarja do të zhvillohet më 27 dhe 28 maj. Ky forum do të ofrojë një platformë për folësit e shquar për të eksploruar çështje urgjente, për të ndarë zgjidhje inovative dhe për të diskutuar strategjitë bashkëpunuese që synojnë përshpejtimin e tranzicionit global drejt investimeve të qëndrueshme, duke hapur rrugën drejt një të ardhme më të gjelbër për brezat që vijnë./eo
Deputetja e VV: Bernard Nikaj i PDK-së dhe Petrit Selimi kër...
28 Nëntori brenda familjes së Isa Boletinit, ndër objektet m...
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur