Google ADS

Kërkohen veprime të menjëhershme për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit

10:43 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Dardan Molliqaj në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar nga qeveria e Kosovës veprime të menjëhershme për zbardhjen e rastit të aktivistiti të kësaj partie, Astrit Deharit.

“Me 29 gusht të vitit 2016 aktivistët e VV-së ishin arrestuar për sulm ndaj kuvendit, janë bërë ma shumë së një vit kur këta aktivistë janë mbajtur padrejtësisht. Si rezultat kemi humbjen e jetës së aktivistit tonë Astrit Deharit”. Ministrja Dhurata Hoxha nuk e respektoj një vendim të Kuvendit të Kosovës për të dërguar ekspertizën diku jashtë shtetit. Lëvizja Vetëvendosje, aktivistë te saj, presin veprim të menjëhershëm për të zbardhur këtë rast”, raporton arbresh.info.

Në foltoren e Kuvendit, Molliqaj ka thënë se institucionet e Kosovës duhet t’u kërkojnë falje familjes Dehari, aktivistëve të Vetëvendosjes për Astrit Deharin.

“Forenzika në basë të materialeve që ka tregu që asnjë e dhënë nuk përputhet me të dhënat që janë gjetur ne vendin e ngjarjes. FBI ka ardhur në përfundim që asnjë gjurmë nuk përputhet me aktivistët tanë. Krejt këto institucione tregojnë se këta nuk kanë të bëjnë me këtë rast e qeveria e Kosovës nuk reagon”.

“Pres kërkim falje për familjen Dehari, për aktivistët e Vetëvendosjes dhe për qytetarët në lidhje me këtë rast”, ka thënë ai. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme