Imami Labinot Maliqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar për një koment kërcënuese që i është bërë në drejtim të tij.
Kjo vjen pas një interviste që ka dhënë në televizionin ATV, ku ka folur për vlerat, kontributin dhe rendësin që ka prania e SHBA-së në Kosovë.
Me këtë rast ai ka marrë një koment kërcënues nga Xhengiz Ahmeti, i cili ka shkruar “Qka e paske qafen per thikë .”
“Të enjten e kam ripublikuar një pjesë të intervistës sime të dhënë për ATV, ku kam folur për vlerën, kontributin dhe rëndësinë jetike që ka prania dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë, paqen dhe shtetin e Republikës së Kosovës. Me këtë rast, kam pranuar një koment kërcënues nga Xhengiz Ameti, i cili më shkruan: “Qka e paske qafen per thikë “, ka shkruar Maliqi.
Imami ka bërë të ditur se rastin e ka paraqitur në Policinë e Kosovës dhe personi në fjalë është shtetas i Maqedonisë së Veriut.
Gjithashtu Imami u ka bërë thirrje organeve të sigurisë që ta hetojnë edhe për gjashtë persona të tjerë që e kanë pëlqyer kërcënimin ndaj tij.
“Rastin e kam paraqitur në Policinë e Kosovës, dhe është duke u trajtuar në nivelin më të lartë. Personi në fjalë dyshoj se është shtetas i Maqedonisë së Veriut, andaj i bëjë thirrje organeve të sigurisë atje dhe prokurorisë që ta hetojnë këtë person, por dhe gjashtë personat e tjerë që e kanë pëlqyer kërcënimin e tij ndaj meje. Qentë e xhehnemit! Sa të mjerë që janë edhe në dunja!”, u shpreh Imam Maliqi./arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë