Kapet duke vjedhur, godet me veturë tre zyrtarë policorë

10:02 | 20 Tetor 2017
Arbresh.info

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti është zënë në flagrancë duke tentuar ta vjedhë një veturë dhe në përpjekje për t’u arratisur, me veturën e i tij ka goditur tre zyrtarë policorë dhe është aksidentuar me automjetin zyrtar.

Zyrtarët policorë janë detyruar që ndaj të dyshuarit, ta përdorin armën e zjarrit, me qëllim të evitimit të veprimeve të rrezikshme, shkruan arbresh.info.

Si pasojë, zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa lëndime ka pësuar edhe i dyshuari i cili pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin janë njoftuar autortitetet kompetente./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme