Kanoset me armë dhe sulmohet fizikisht

10:53 | 14 Shkurt 2018
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima mashkull në Prishtinë ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është kanosur me armë zjarri si dhe është sulmuar fizikisht nga i dyshuari, transmeton arbresh.info.

Sipas raportit 24 orësh me vendim të prokurorit është bastisur depoja e lokalit të personit të dyshuar me ç’ rast  janë gjetur dhe konfiskuar tre fishekë kalibra të ndryshëm.

I dyshuari  me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme