Shqetësuese vazhdon të jetë situata në veri të vendit.
Edhe dy barrikada janë vendosur në atë pjesë gjatë 24 orëve të fundit, duke e quar në total numrin e tyre në 13 sosh.
E gjendja atje jo vetëm që ka shqetësuar qytetarët por ajo ka ndikuar edhe tek fëmijët.
Një fëmijë i cili jeton në pjesën veriore, i ka kërkuar babagjyshit të Vitit të Ri përmes një letre që ta rregullojë situatën atje.
Kështu ka bërë të ditur zëvendës kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skënder Sadiku i cili ka publikuar edhe letrën në profilin e tij në Facebook.
“Letër babadimrit. Babadimër kam një dëshirë për ty, të rregullosh situatën në pjesën veriore dhe të jetojë e lumtur me familjen pranë gjyshit dhe gjyshes”, shkruan në letrën e shkruar nga një fëmijë.
Sadiku ka kërkuar që të rriturit të kenë kujdes gjatë aktiviteteve të përditshme, debateve, raportimeve e deri te bisedat e rëndomta.
Serbët lokalë që 18 ditë kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.
Autoritetet në Kosovë kanë thënë se Pantiq dyshohet për organizimin e sulmit të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...