Kalludra e detyron Osmanin të betohet pas ndërrimit të deklaratës për deputetët e VV-së

09:48 | 7 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i trupit gjykues në rastin ndaj deputetëve të Vetëvendosjes për gazin lotsjellës, Beqir Kalldura ia ka lexuar nenin e betimit  deputetit të LDK-së, Naser Osmani pas ndryshimit të deklaratës së tij në lidhje me akuzën ndaj Albin Kurtit, Donika Kadaj-Bujupit, Albulena Haxhiut e Faton Topallit.

Kalldura e ka detyruar Osmanin që të betohet pasi siç tha, ky deputet e ka ndërruar deklaratën e tij me atë që e ka dhënë në polici më herët, shkruan arbresh.info.

Në vazhdimin e seancës ndaj deputetëve të VV-së që është duke u mbajtur në Gjykatën Themelore të Prishtinës nuk ka marrë pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në cilësinë e dëshmitarit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme