Kalendari për ditën e sotme

07:32 | 10 Qershor 2022
Xhejlane Haliti

Këto janë ngjarjet që janë paraparë të ndodhin në ditën e sotme:

08:30

Zv.kryeministri Besnik Bislimi merr pjesë në prezantimin dhe diskutimin e programit për parandalimin dhe zvogëlimin e barrës administrative, organizuar nga Zyra për Planifikim Strategjik. (Hotel “Garden”, Prishtinë)

09:30

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) monitoron zgjedhjet studentore në UP. (Objekti i Administratës Qendrore, UP)

10:00

Nën patronazhin e Komunës së Vushtrrisë, mbahet Konferenca Shkencore “110-vjetori i Kryengritjes së përgjithshme dhe shtetit të pavarur shqiptar: Roli i Hasan Prishtinës”. Me këtë rast do të nderohen me Çmimin ”Hasan Prishtina” tri personalitete të rezistencës kombëtare dhe të luftës për liri. (Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri)

10:00

Mbahet konferenca Ndërkombëtare KICER 2022, e cila organizohet nga Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Merr pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Amfiteatri i ri i Bibliotekës Universitare)

10:30

Komuna e Prizrenit, së bashku me Unionin e Bashkive Shqiptare të Rajonit si dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës, shënojnë 144-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

10:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz. (Ndërtesa e Qeverisë)

11:00 – 12:00

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, pret në takim ministren e Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu. Pas takimit, në orën 12:00, ministrat deklarohen për medie. (Ministria e Shëndetësisë)

11:00

Do të fillojë mbjellja e drurëve në rrugën “Dëshmorët e Kombit” –  donacion nga Banka NLB. (Rr. “Dëshmorët e Kombit”, Prishtinë)

12:30

Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, do të vizitojë Spitalin e fëmijëve “Sheikha Fatime”. (QKUK, Prishtinë)

19:30

Hapja solemne e festivalit të teatrove MonoAKT. (Teatri “Istref Begolli”, Pejë)/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme