Jesse Marsch ka vendosur ta refuzojë Leicester City, pasi ka qenë favorit për të marr drejtimin e klubit.
Trajneri amerikan, i cili u shkarkua nga Leeds United në shkurt, ishte afër marrëveshjes dhe duhej të ishte në terrenin stërvitor të Leicesterit të shtunën, sipas The Telegraph.
Ai pa humbjen e së shtunës ndaj Bournemouth dhe mori vendimin ta refuzoj ofertën e klubit pas një bisede me stafin e tij stërvitor atë natë.
Marsch mendonte se klubi do të kishte nevojë për një lloj tjetër menaxheri në Championship sezonin e ardhshëm nëse do të binte nga kategoria – si dhe një profil tjetër lojtari nga ai që ai është mësuar të rekrutojë.
Klubi ka një pikë nga tetë ndeshjet e fundit dhe do të luajë me Manchester Cityn të shtunën. Pas kësaj ata mund të jenë lehtësisht gjashtë pikë larg sigurisë me shtatë ndeshje për të luajtur.
Humbja ndaj kandidatëve të tjerë të rënies nga Bournemouth solli probleme shtesë.
Vendimi do të ketë ardhur si befasi për Leicesterin, i cili intervistoi një numër kandidatësh javën e kaluar.
Kjo do të thotë se klubi tani do të duhet të kthehet te një prej të tjerëve që u takuan me klubin gjatë një serie intervistash paraprake në Londër të enjten.
Një opsion i mundshëm është ish-menaxheri i Aston Villas, Dean Smith, ndoshta me ish-menaxherin e Leicester, Craig Shakespeare si asistent të tij./Arbresh.info/
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër