Google ADS

Italia kampione e Evropës

23:58 | 11 Korrik 2021
M. A.

Italia pas plotë 53 viteve pritje ka fituar epitetin e Kampionit të Evropës.

U nevojiten plotë 120 minuta lojë plus penalltitë që Italia të shpallet kampion i Evropës.

Koha e rregullt dhe shtesa përfunduan me rezultat 1 – 1, derisa nga pika e bardhë më të saktë u treguan italianët që fituan me rezultat 3 – 2.

Ishte Luke Shaw që zhbllokoi rezultatin pas vetëm dy minutave lojë pas një goli të bukur në stilin vollej, gol që njëkohësisht ishte më i shpejti në histori të finales së Kampionatit Evropian.

Italia provoi të barazonte duke ndërtuar disa aksione, ku rastin më i rrezikshëm ishte me Federico Chiesa, por të pasuksesshëm, kësisoj pjesa e parë përfundoi me avantazhin e “Tre Luanëve”.

Në pjesën e dytë, Italia ishte më e rrezikshme dhe gjeti golin përmes Leonardo Bonuccit që realizoi nga afërsia pas një topi të kthyer (67’), njëkohësisht mbrojtësi u bë lojtari më i vjetër që shënon në finale të Kampionatit Evropian.

Chiesa dhe Berdi kishin nga një rast të mirë, por goditjet u ndalen nga Pickford.

Edhe Anglia provoi disa herë, por Donnaruma gjithmonë ishte në vendin e duhur.

Koha e rregullt përfundoi me rezultat 1 – 1, andaj ndeshja shkoi në vazhdime.

Edhe në kohën shtesë, të dy Kombëtaret kishin raste, sidomos Anglia, por assesi nuk ia dolën të gjejnë golin.

Kurse, në penallti heroi i Italisë, ishte Gianluigi Donnaruma që priti goditjet e Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme