Ish-luftëtarët e UÇK-së kërkojnë të nis nga fillimi verifikimi i veteranëve

11:36 | 10 Prill 2018
Arbresh.info

Një grup i ish-ushtarëve të pakënaqur të UÇK-së, kanë protestuar sot para Qeverisë së Kosovës, në të cilën janë shpalosur tri kërkesat e tyre.

Jeton Selmani nga Zona e Podujevës ka thënë se veteranët e pakënaqur kërkojnë që të pastrohen veteranët e rrejshëm, të anulohet i gjithë procesi, të nis nga fillimi verifikimi i veteranëve, etj.

“Duke pasur parasysh numrin e madh të veteranëve të rrejshëm, manipulimet dhe përfitimet që janë bërë në emër të vlerave të luftës, Ne veteranët që ishim me dëshmorët kur ranë në vijën e fronit, do të mbrojmë idealin, mundin dhe sakrificën që bënë të gjithë gjitha ata burra dhe gra për lirinë që ne sot po gëzojmë. Të pastrohen listat nga veteranët e rrejshëm. Të anulohet i gjithë procesi dhe të nis nga fillimi verifikimi i veteranëve. Të dalin para drejtësisë të gjithë manipuluesit, përfituesit dhe falsifikuesit e listave të veteranëve. Tu njihet statusi i invaliditetit veteranëve invalidë dhe jo veteranëve fals siç po ndodh. Kërkesat tona janë të drejta”, ka thënë Selmani, raporton Arbresh.info.

Ai ka kritikuar shoqatat e veteranëve duke thënë se ata përfaqësojnë 45 mijë veteranë të rrejshëm e jo ata të vërtetët.

“Ata janë manipuluesit më të mëdhenj. Korrupsioni më i madh është bërë me veteranët e luftës”, ka thënë ai.

Bajram Jahaj nga Zona Operative në Oshlan ka thënë se ata që kanë luftuar vërtetë sot janë si mos më keq.

“E kemi një vend pune për të ngrënë bukë. Ata që vërtetë kanë luftuar po hanë dhe. Komandantët që i kanë fryrë këto lista janë fajtor, i kanë futur familjarisht. Njerëzit që kanë merita nuk janë askund”, është shprehur Jahaj.

Ndërkaq, Skënder Havolli nga Zona e Llapit është një i moshuar i cili ka qenë pjesëtar i UÇK-së e i cili ka humbur të dy këmbët në këtë luftë.

Veteranët i kanë bërë thirrje Prokurorisë që t’i thërras për të dëshmuar në lidhje me fryrjen e listave./Arbresh.info

Një grupi i ish-ushtarëve të pakënaqur të UÇK-së po protestojnë (Drejtpërdrejt)

Gepostet von Arbresh.info am Dienstag, 10. April 2018

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme