Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka publikuar disa pika të draft-statutit evropian për Asociacionin.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky draft-Statut është shumë i gjerë dhe i thellë dhe “serioz në kompetencat që ia atribuon Asociacionit, por mbi të gjitha shumë serioz në mundësinë që ia jep Serbisë që të funksionojë brenda Kosovës. Dhe kjo sidomos në arsim dhe shëndetësi, kujdes social, në financim dhe donacione, e të ngjashme”.
Ramadani ka thënë se megjithatë për këtë draft-statut verdiktin do ta japë Gjykata Kushtetuese.
“Sidoqoftë, nëse ky dokument do të mund të ndryshohet – vështirë të thuhet, por ajo që besoj unë është që Kosova duhet të fitojë diçka seriozisht të madhe si parakusht për zbatim të këtij dokumenti. Po tentoj që të mos komentoj Draft-Statutin, sepse kam bindjen se ky Draft-Statut do të jetë një prej debateve të pashterrshme në Kosovë për një kohë më të gjatë. Tek e fundit, ka ekspertë të fushës juridike dhe të qeverisjes lokale që mund të komentojnë me më shumë kompetencë. Por, mbi të gjitha, është Gjykata Kushtetuese ajo që do ta jep verdiktin nëse ky Draft-Statut është në përputhje me Kushtetutën, në germë dhe frymë, apo nuk është i tillë”, ka shkruar ai./Arbresh.info
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...