Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh Kryetar i Partisë më të re “Fjala”, Gëzim Kelmendi është pajtuar me deklaratat kërcënuese të Presidentit të Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt lidhur me rastin e arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova apo njohur ndryshe si “gylenistëve”.
Kelmendi deklaratat e Erdoganit nuk i sheh si kërcënuese, por të njëjtat sipas tij janë vetëm mesazh kritikues për Haradinajn për veprimin që e kanë bërë institucionet kosovare ndaj gjashtë shtetasve turq.
Për këtë të fundit, Kelmendi beson se Kosova ka vepruar gabim për këtë rast, raporton “indeksonline”.
“Erdogani, ka shumë të drejtë, ngase nuk rrezikohen mardhëniet ndërshtetërore për 6 pjesëtar të organizatës terroriste FETO. Kjo që po ndodh në nivelin ndërshtetëror midis Kosovës dhe Turqisë, është e tmerrshme. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është duke rrezikuar prishjen e marrëdhënieve vëllazërore në mes Kosovēs dhe Turqisë”, është shprehur Kelmendi.
Tutje, ai ka përmendur faktin se Turqia nën udhëheqjen e Presidentit Erdogan është aleati kryesor i Kosovës sëbashku me SHBA-të.
Sipas tij, kjo politikë aktuale Kosovës, është thikë pas shpine ndaj Turqisë
Kujtojmë se kreu i Turqisë, Erdogani kërcënoi Haradinajn gjatë një fjalimi duke i kërkuar të japë përgjegjësi për menaxhimin e situatës me “gylinistët”. Madje ai tha se karriera e Haradinajt si kryeministër do të merr fund shumë shpejt pasi që beson se kosovarët do të mblidhen në protesta kundër tij.
Këtyre deklaratave Haradinaj nuk iu ka përgjigjur. Mirëpo, në mbrojtje të Ramush Haradinajt i kanë dalë partnerët e koalicionit. Këshu zv, kryeministri, Fatmir Limaj i çoi porosi Erdoganit se askush nuk mundet me kërcënu ekzekutivin kosovarë, ndërsa Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli këto deklarata i mori shqetësuese duke thënë se kanë qenë të papritura nga një lider i shtetit mik siç është Turqia./Indeksonline/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...