Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se për dy vjet e gjysmë qeverisje vëmendja dhe investimi ka qenë për ushtrinë.
Kurti ka theksuar se buxheti për ushtrinë për vitin 2023 është 141 milionë euro, që është sipas tij dyfishë më shumë krahasuar me kohën kur e ka marrë drejtimin e qeverisjes, shkruan Arbresh.info.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se ushtria jonë është profesionale dhe e përgatitur, teksa ka shtuar se investimet në armatim janë rritur 191 për qind, duke përmendur këtu edhe dronët Bayraktar.
“Ministrisë së Mbrojtës iu ndanë 100 milionë euro buxhet për herë të parë në vitin 2021. Prej atëherë, minimumi është aq, kurse tavani sa vjen e ngritet. Për vitin 2023, buxheti për ushtrinë është 141 milionë euro, më shumë se dyfishim krahasuar me kohën kur morëm në drejtim qeverinë.”
“Kemi rekrutuar 1852 ushtarë të rinj, duke rritur numrin e përgjithshëm të ushtarëve për më shumë se 2/3. Ushtria jonë sot është më profesionale dhe më e përgatitur sepse gjatë kësaj periudhe, 3325 ushtarakë kanë përfunduar trajnime profesionale jashtë vendit. Ata janë të pajisur më mirë se asnjëherë më parë, sepse investimet në armatim janë rritur për 191%. Arsenalit tonë ushtarak, ia shtuam dronët e mirënjohur luftarak Bayraktar”, ka shkruar Kurti.
Mes tjerash, i pari i ekzekutivit kosovarë tha se FSK në vitin 2021 bashkëzbarkoi me ushtrinë amerikane në Kuvajt në misionin e parë paqeruajtës dhe potencoi se FSK, para botës dëshmoi përgaditjet profesionale në misionin e kërkim-shpëtimit në Turqi.
“Hoqëm kufizimin në numër të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe e hapëm atë për çdo të re e të ri deri në moshën 25 vjeç, ndërkaq lëndën “Edukim në Siguri’’ e bëmë pjesë të kurrikulave shkollore për nxënësit e ciklit të mesëm të lartë. “
“Në vitin 2021, Forca e Sigurisë së Kosovës, bashkëzbarkoi me ushtrinë amerikane në misionin e saj të parë paqeruajtës në Kuvajt. Për të vazhduar pastaj një vit pas me misionin bashkëzbarkues me ushtrinë britanike në ishujt Falkland. Kurse në fillim të këtij viti dëshmoi para botës përgatitjet dhe aftësitë e saja në misione të kërkim-shpëtimit kur në Turqi shpëtoi katër jetë njerëzish nga rrënojat e tërmetit shkatërrues atje”, u shpreh Kurti.
Gjatë dy vite qeverisje, kryeministri theksoi se janë thelluar edhe më tej raportet me partnerët strategjik.
“Përmes marrëveshjeve të nënshkruara të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar, Shqipërinë, Letoninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë, gjatë këtyre dy vjet e gjysmë qeverisje, dhe plot tjera që janë drejt finalizimit, kemi thelluar edhe më tej raportet me partnerë tanë strategjikë. E në Defender Europe 21 dhe 23 u rreshtuam krah për krah me aleatët tanë në ndërmarrjen më të madhe të ushtrimeve ushtarake në kontinentin e Evropës që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.”, tha Kurti.
“Me Forcën e Sigurisë, të sigurtë në mbrojtje të Republikës”, përfundoi shkrimin kryeministri Kurti./Arbresh.info
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...