Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje për vrasjen që ka ndodhur mbrëmë në Gjilan
Sipas raportit, ka pasur të shtëna me armë zjarri si pasojë e të cilave një person ka mbetur i vrarë.
Njësiti policor, prokurori i shtetit dhe ekipi ndihmës kanë dalë menjëherë në vendngjarje.
Ndërkaq, me lidhje me rastin janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe është sekuestruar një veturë me targa vendore.
Njoftimi i plotë:
VRASJE E RËNDË
Bulevardi i Pavarësisë, Gjilan 12.09.2021 – 19:45. Është raportuar se nga të dyshuarit ka pasur të shtëna me armë zjarri si pasoj e të cilave një person ka mbetur i vrarë. Njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe ekipi i ndihmës së shpejtë kanë dal në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konstatuar se viktima mashkull kosovar është pa shenja jete. Në lidhje me rastin janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe është sekuestruar një veturë me targa vendore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./arbresh.info/
IKSHPK-ja rendit simptomat dhe jep këshilla për parandalimin...
20 raste të vjedhjeve gjatë javës që shkoi në rajonin e Feri...
Haradinaj: Në numrin 137 është fitorja e Kosovës.
Mbi 3 orë pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova
Kongresi amerikan do të certifikojë fitoren e Trumpit në zgj...
Muçi nis vitin me gol, Seferi dhe Bajrami shërbejnë asiste