Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar pasi që i njëjti ka importuar një sasi të konsiderueshme të mishit me afat të skaduar, shkruan arbresh.info.
Personi i dyshuar është arrestuar në Rahovec.
Gjatë kontrollit në fabrikën e tij, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e mishit të pulës me afat të skaduar.
Njësitë policore janë asistuar nga AVUK, të cilët kanë asgjësuar mishin e konfiskuar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...