Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka apeluar te qytetarët që t’i këtë kujdes të shtuar gjatë gatimit, ruajtjes, shpërndarjes dhe konsumit të ushqimit gjatë kësaj kohe.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Instituti ka sugjeruar qytetarët që të shmangin konsumin e mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme.
IKSHPK-ja ka sugjeruar edhe që të shmangen ushqimet që përmbajnë vezë të freskëta, konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier dhe shmangien e konsumimit të frutave dhe perimeve të palara.
“Shumë herë jemi ballafaquar me helmime me ushqim, ku qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital, të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në postim.
Po ashtu, Instituti ka thënë se nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.
“Konsumoni qumësht të pasterizuar ose të zier. Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm. Ushqimi i mbetur të ruhet në frigorifer. Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet dhe nuk duhet të ringrihet!”, thuhet në postimin e Institutit./arbresh.info/
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...