Google ADS

I riu nga Vushtrria humb jetën në një aksident në Gjermani

20:41 | 30 Gusht 2023
KRG

Masar Ymeri, i riu nga Vushtrria ka vdekur pas një aksidenti të rëndë në Gjermani.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë familjarët e të ndjerit me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, ku kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet të enjten në ora 18:00, përcjell arbresh.info.

Varrimi i të riut, do të bëhet tek varrezat e fshatit Lumi i Madh në Vushtrri.

“Informim Me pikëllim dhe dhembje të thellë ju njoftojmë që pas një aksidenti të rëndë në Gjermani, tragjikisht humbi jetën më i dashuri i familjes tonë Masar Mujamet Ymeri”, thuhet në njoftim.

“Ceremonia e varrimit do bëhet më datë 31.08.2023 në ora (18:00) Në varrezat e fshatit Lumi i Madh. Me pikëllim të thellë familja Ymeri”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme