Nga sot punonjësit e Institutit Special në Shtime (ISSH) kanë hyrë në grevë për shkak të mos realizimit të kërkesave.
Organizimin e grevës, sipas kërkesës së punonjësve, e ka bërë Sindikata e Shërbyesve Civilë në Institutin Special në Shtime, të cilët kërkojnë që të trajtohen në mënyrë specifike të drejtat e tyre në punë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) si dhe nga institucionet më të larta të vendit.
“Pas shumë kërkesave të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve të punës dhe të drejtave të cilat duhet t’i kenë, duke marrë për bazë rrethanat në të cilat punojnë dhe të drejtën e trajtimit të barabartë dhe mos diskriminim në pagesa, punonjësit e ISSH-së kanë marrë vendim që përmes formave sindikate të realizojnë të drejtat e tyre edhe përmes grevës”, thuhet në njoftim.
Kërkesat konkrete të punonjësve të ISSH-së janë: trajtimi i rrezikshmërisë në punë; trajtimi i kohës së qëndrimit në punë në 24 orë; nivelimi i pagesave të kujdestarisë; llogaritja e 50 eurove shtesë në pagën bazë të punonjësve; pagesat jubilare, që burojnë nga kontrata kolektive dhe nga Ligji i shërbimin civil të Kosovës.
“Duke e vlerësuar punën e këtij institucioni dhe punonjësve të tij me specifikat që i ka e konsiderojmë së kërkesat e punonjësve të ISSH-së janë të drejta dhe të arsyeshme. Gatishmëria e punonjësve për të dhënë kontributin e tyre është shpreh si vullnet i lartë dhe sakrifikues në punë, edhe për kundër se ka vështirësi reale dhe objektive gjatë ushtrimit të detyrave në punë”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Shërbyesve Civile në Institutin Special në Shtime.
Në njoftim thuhet se rrezikshmëria në punë është specifike për këtë institut, ku ka pasur helmim të punëtorëve të institutit, të dokumentuar me ekspertizë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe se nuk janë ndërmarrë masa mbrojtëse apo edhe të rrezikshmërisë.
Po ashtu, thuhet se në kuadër të këtij instituti ekzistojnë dy shërbime të ndara, ku kompensimi në paga është i ndryshëm, edhe pse puna bëhet njëjtë.
Sindikata e Shërbyesve Civilë në ISSH kërkon që në kohën sa më të shkurtër institucionet përkatëse, gjegjësisht MPMS që t’i analizojë me vëmendje të posaçme kërkesave të këtyre punonjësve.
“Vendosmëria e punonjësve për grevë është e fuqishme deri në realizimin e kërkesave të tyre”, thuhet më tej.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç