Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, ku sot ka udhëtuar edhe për në Uells dhe ka marr pjesë në Lutjet Parlamentare të Mëngjesit në Parlamentin e Uellsit.
Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, gjithashtu tha se kjo ngjarje mblodhi së bashku deputetë të Uellsit dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe liderë ndërkombëtarë nga gjithë bota, përcjell Arbresh.info.
“Privilegj i madh të jem pjesë e Lutjeve Parlamentare të Mëngjesit të Shën Davidit për Uellsin, sot në Parlamentin e Uellsit, ngjarje që mblodhi së bashku deputetë të Uellsit dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe liderë ndërkombëtarë nga gjithë bota!”, ka shkruar Hoxhaj.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, gjatë qëndrimit në Londër, Hoxhaj takoi Lord George Robertson, ish-sekretar i NATO-s, për të cilin tha se bëri gjithçka për çlirimin tonë në një nga periudhat më kritike për Kosovën.
Pas këtij takimi të mëngjesit, deputeti i PDK-së, ka takuar edhe të dërguarin e kryeministrit britanik për tregti në Ballkanin Perëndimor, deputetin britanik Martin Vickers.
Gjithashtu, Hoxhaj gjatë të njejtës ditë takoi edhe Sir Paul Irby, pjesëtar në një ndër familjet më të veçanta aristokratike të Londrës, siç e quajti ai, një mik i vjetër i shqiptarëve./Arbresh.info
Kica-Xhelili: Lista e LDK-së është lista më e mirë që ka Kos...
Von Der Leyen: BE gati për të nisur shqyrtimin e aplikimit t...
Deklarata e Samitit kërkon zbatim të marrëveshjeve mes Kosov...
Roza Lati thumbon Heidin pasi u zyrtarizua si prezantuese e ...
A e shohin njëri-tjetrin në finale Xuxi dhe Gresa?
Gjykata e Francës e mban në fuqi dënimin e Sarkozyt për korr...