Numri i vrasjeve në Kosovë çdo vit shënon rritje. Shumica e vrasjeve bëhen me armë zjarri.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës rreth 700 armë janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë periudhës janar- korrik të këtij viti, raporton Arbresh.info.
Por, si arrijnë të hynë në Kosovë armët pa leje, ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, thotë se nuk dihet numri i saktë i armeve pa leje në Kosovë dhe s’ka pasur ndonjë dorëzim vullnetar në masë të armëve të qytetarëve.
“Edhe pse nuk dihet numri i saktë i armeve pa leje në Kosovë, duke pasur parasysh faktin se jemi vend që ka dalur nga lufta dhe nuk ka pasur ndonjë dorëzim vullnetar në masë të armeve nga qytetarët e Kosovës përkundet disa amnistive që kanë rezultuar simbolike, llogaritet që ende ka një numër të madhe te armëve pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës”, tha ai për Arbresh.info
Lexo edhe:
Shala: Institucionet të ndërmarrin veprime për t’i nxitur qytetarët t’i dorëzojnë armët
Hoxha theksoi se një pjesë e armëve kanë mbetur nga koha e luftës, sipas tij, ka armë të tjera të kontrabanduara vitet e fundit qoftë përmes rrugëve ilegale përgjatë vijës kufitare apo përmes mënyrave tjera jo ligjore nga individë apo grupe kriminale.
“Po ashtu, duke ditur specifikat e sigurisë në veri të vendit si vijë shumë e gjatë kufitare me një kontroll të brishte, por edhe terrenit malor në pjesët tjera kufitare, përveç kontrabandës të mallrave të ndryshme, potencialisht mund të hyjnë edhe armë në mënyrë ilegale e të cilat mund të përfundojnë në dorë të qytetarëve. Pra një pjesë e armëve kanë mbetur nga koha e luftës por me shumë mundësi ka edhe armë tjera të kontrabanduara vitet e fundit qoftë përmes rrugëve ilegale përgjatë vijës kufitare apo përmes mënyrave tjera jo ligjore nga individë apo grupe kriminale”, tha ai.
Ai thotë se çdo armë pa leje në duart e qytetareve përbenë vepër penale dhe është rrezik permanent për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
“Natyrshëm që çdo armë pa leje në duart e qytetareve përbenë vepër penale, por mbi të gjitha është rrezik permanent për kryerjen e veprave të ndryshme penale çoftë nga individë apo grupe të ndryshme kriminale”, përfundoi Hoxha./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Lexo edhe:
Kosova vend i vogël, por i armatosur deri në “dhëmbë” |Rreth 700 armë u konfiskuan për shtatë muaj
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...