Haziri: Mungesa e stabilitetit qeverisës e ka dëmtuar Kosovën

15:30 | 25 Prill 2018
Arbresh.info

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së në konferencën “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformimit, Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi në BE”, ka thënë se mungesa e stabilitetit qeverisës në shtyrjen e proceseve, e ka dëmtuar Kosovën.

“Kushtet që na vijnë nga vendet tjera janë problemet e brendshme që nuk po arrijmë ti zgjidhim sepse çdo qeveri merret me procese tjera. Përkundër që kryeministri shtyn procese që janë në agjendë e ka të domosdoshme të krijoj stabilitet në Kuvend. Po ashtu Kosova nuk ka konsensus për procese evropiane”, tha ai, raporton Arbresh.info.

Haziri ka thënë se sektori i sigurisë duhet të rishikohet.

“Pastaj liberalizimin e vizave dhe ushtrinë e kanë dëmtuar mos puna e brendshme, lufta politike. Ne nuk kemi arritur me ndërtu konsensus të brendshëm t’i dërgojmë proceset përpara, dialogu po ashtu”, ka thënë Haziri./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme