Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu në një konferencë për medie ka thënë se si Vetëvendosje nuk do të ndalen deri sa vendimi i Qeverisë për rritje të pagave të shfuqizohet, shkruan arbresh.info.
“Ne nuk do të ndalemi derisa vendimi i padrejtë të zhbëhet”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se ky veprim i kryeministri Ramush Haradinaj përpos që është jo legjitim është edhe jo kushtetues dhe nuk është në përputhje me gjendjen socio-ekonomike të vendit.
Haxhiu, i ka bërë thirrje Agjencisë Kundër Korrupsion që të ngris kallëzime penale
“AKK të premten e kaluar ka dhënë opinionin e tij se vendimi është i kundërligjshëm dhe ne i bëjmë thirrje që të bëjë kallëzime penale për personat që e kanë bërë këtë dhe për ata që e kanë votuar”, ka deklaruar Haxhiu.
“Nëse Qeveria ka qenë e interesuar për rritje të pagave pse këtë nuk e paraqit në mënyrë të ligjshme në buxhetin e Kosovës. Ne nuk e kundërshtojmë rritjen e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët”, ka thënë ajo.
Ajo ka deklaruar se sipas informacioneve që i kanë në kohën kur është marrë ky vendim qeveria nuk ka qenë fare në dijeni që do të rriten pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve.
“Është e qartë që ne si subjekt politik kemi pritur që ky vendim menjëherë të shfuqizohet sidomos pas opinionit të AKK-së. Presim që s amë parë kjo çështje të radhitet si pikë e rendit të ditës, unë kam parë edhe përfaqësues të tjerë që e kanë kundërshtuar këtë vendim por shpresoj së nuk do të ketë presion mbi deputetë si herëve të tjera që ata të votojnë kundër vullnetit të tyre”, ka thënë ajo.
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...