Google ADS

Haxhiu: Për Haradinajn e ministrat të ngriten kallëzime penale për rritjen e pagave

14:33 | 3 Shkurt 2018
Arbresh.info

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu në një konferencë për medie ka thënë se si Vetëvendosje nuk do të ndalen deri sa vendimi i Qeverisë për rritje të pagave të shfuqizohet, shkruan arbresh.info.

“Ne nuk do të ndalemi derisa  vendimi i padrejtë të zhbëhet”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se ky veprim i kryeministri Ramush Haradinaj përpos që është jo legjitim është edhe jo kushtetues dhe nuk është në përputhje me gjendjen socio-ekonomike të vendit.

Haxhiu, i ka bërë thirrje Agjencisë Kundër Korrupsion që të ngris kallëzime penale

“AKK të premten e kaluar ka dhënë opinionin e tij se vendimi është i kundërligjshëm dhe ne i bëjmë thirrje që të bëjë kallëzime penale për personat që e kanë bërë këtë dhe për ata që  e kanë votuar”, ka deklaruar Haxhiu.

“Nëse Qeveria ka qenë e interesuar për rritje të pagave pse këtë nuk e paraqit në mënyrë të ligjshme në buxhetin e Kosovës. Ne nuk e kundërshtojmë rritjen e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët”, ka thënë ajo.

Ajo ka deklaruar se sipas informacioneve që i kanë në kohën kur është marrë ky vendim qeveria nuk ka qenë fare në dijeni që do të rriten pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

“Është e qartë që ne si subjekt politik kemi pritur që ky vendim menjëherë të shfuqizohet sidomos pas opinionit të AKK-së. Presim që s amë parë kjo çështje të radhitet si pikë e rendit të ditës, unë kam parë edhe përfaqësues të tjerë që e kanë kundërshtuar këtë vendim por shpresoj së nuk do të ketë presion mbi deputetë si herëve të tjera që ata të votojnë kundër vullnetit të tyre”, ka thënë ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme