Haxhiu: Kam dëgjuar që tenderin për Mejen e ka marrë një i afërt i Prenk Gjetajt

10:56 | 6 Qershor 2018
Arbresh.info

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka prezantuar planin e përbashkët të punës para Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Anëtarja e Komisionit Teuta Haxhiu ka shprehur shqetësimin lidhur me tenderin për Mejen.

“Kam marrë ankesa nga individët që Qeveria e ka shpallur tenderin dhe se e ka marr një i afërt i zotit Prenk Gjetaj. Do duhej të diskutonim për këtë”, ka thënë ajo, raporton arbresh.info.

Jahja Lluka i është përgjigjur deputetes Haxhiu duke i thënë se tenderin nuk e shpall Qeveria.

“Atë e shpall agjensioni dhe për këtë pyetni kryetaret e agjensionit. Ata e din këtë mirëpo po iu them se edhe kryeministri Haradinaj e ka thënë këtë se kushdo që është i përfshirë në këtë do t’i përgjigjet ligjit. Nuk po e mbroj Prenk Gjetajn mirëpo do të përgjigjen”, tha Lluka./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme