Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar sot me ministrin e Komuniteteve dhe Kthimit, Nenad Rashiq.
Përmes një postimi në platformën X, Hargreaves ka thënë se me Rashiq kanë diskutuar për sfidat me të cilat po përballet ministri i Komuniteteve dhe Kthimit.
“Britania e Madhe dëshiron që të punojë me Kosovën më shumë që të sigurohet që të drejtat e të gjitha komuniteteve janë barabartësisht të respektuara. Sot takova ministrin Nenad Rashiq për të diskutuar mundësitë për ta bërë këtë, si dhe për sfidat me të cilat po përballet ministri i Komuniteteve dhe Kthimit”, ka shkruar Hargreaves./Arbresh.info
🇬🇧 wants to work with 🇽🇰 more to help ensure the rights of all communities are equally respected. Today I met Minister Nenad Rasic to discuss opportunities to do this, as well as challenges that the Ministry for Communities and Returns is facing . pic.twitter.com/5WHrKf7szh
— Jonathan Hargreaves (@jonhargreaves67) March 20, 2024
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...