Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në mbledhjen komemorative për babain e tij të ndjerë, Hilmi Haradinaj ka thënë se sot e kanë të vështirë familja dhe bashkëluftëtarët.
“Po ndahemi nga një luftëtar i shquar për lirinë e të gjithëve. Ndarja nga baba ynë ka shumë porosi ose ndjenja por ajo që është me rëndësi është se njerëzit që besojnë në të drejtën e tyre krijojnë vlerë të re”, tha ai.
Haradinaj tha se babai i tij arriti të krijoj njerëz që e çmojnë lirinë.
“Liria jonë erdhi me vështirësi. Sot porosia ime është se që t’i mbesim besnik lirisë. Pusho në paqe plak”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...