Haradinaj shkon në Bruksel më 17 nëntor, kjo është arsyeja

15:22 | 8 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj, të premten e ardhshme më 17 nëntor, do të udhëtoj drejt Brukselit për të diskutuar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA).

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, shefi i zyrës për informim në Qeverinë e Kosovës, Halil Matoshi.

“Haradinaj javën e ardhshme do të udhëtoj për në Bruksel për të diskutuar për MSA-në, dhe nuk ekziston asnjë mundësi qe të takohet me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka thënë Matoshi.

Ai ka thënë se ky udhëtim nuk ka të bëjë asgjë me qështjen e vizave për Kosovën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme