Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSPJ), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) mbajnë konferencë për media ku do të prezantohet analiza e politikave e titulluar “Vlerësimi i 100 ditëve të para të Qeverisë Haradinaj”.
Nora Latifi-Jashari nga Instituti GAP tha se gjatë 100 ditëshit të parë, Qeveria Haradinaj ka shtuar 2 ministri të reja dhe ka dyfishuar numrin e zëvendësministrave, shkruan arbresh.info.
Sipas saj, Qeveria Haradinaj përbëhet nga 23 parti dhe një anëtar i pavarur duke bërë kështu që ajo të llogaritet në mesin e qeverive më të mëdha në Evropë.
Delfinë Elshani nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike tha se gjatë 100 ditëshit, Qeveria Haradinaj ka zhvilluar 19 takime në të cilat janë marrë 202 vendime e janë ndarë 3,6 milionë euro nga buxheti për shpenzime të paparashikuara.
Elshani ka thënë se një prej veprimeve të gabuara që ka bërë Qeveria me në krye Ramush Haradinajn është edhe kompensimi i personave të vdekur ose të dënuar nga Gjykatat maqedonase të cilët ishin të përfshirë në rastin e Kumanovës.
“Kompensimi i këtyre individëve që marrin pjesë në një konflikt jashtë vendit është i pamatur dhe shkel Ligjin aktual për Ndalimin e Pjesëmarrjes në Konflikte të Armatosura jashtë vendit. Prioritet e kryeministrit nuk kanë përkuar me premtimet zgjedhore”, ka thënë Elashani.
Sipas tij, Qeveria më shumë vepron sipas impulseve sesa me një plan strategjik./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1648624455202640/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...