Haradinaj sërish joprezent në seancë, pozita kërkon që të vazhdohet me seancat e papërfunduara

10:40 | 4 Qershor 2018
Arbresh.info

Seanca e sotme e Kuvendit ka nisur me mospajtime ndërmjet pozitës e opozitës në lidhje me rendin e ditës.

Ndonëse seanca e sotme është thirrur me pika të reja të rendit të ditës, kryetari Kadri Veseli ka deklaruar se duhet të përfundohen pikat e mbetura nga seanca e papërfunduara në ditët e kaluara, raporton arbresh.info.

Mirëpo, VV dhe LDK e ka kundërshtuar këtë duke kërkuar që të mbahet seanca për të cilën janë ftuar.

Ahmet Isufi, shef i GP të AAK-së ka thënë se Haradinaj nuk mund t’i përgjigjet sot deputetëve në interpelancat e parapara për seancën e re, duke kërkuar kështu që të vzhdohen pikat e mbetura në seancat e kaluara./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme