Google ADS

Haradinaj, Qeverisë: Kthjelluni

14:17 | 31 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar mbi lajmin se Kosova ka përfituar grant prej 32 milionë dollarësh nga ShBA, për objektiva zhvillimore, duke e quajtur lajm fantastik.

Megjithatë, Haradinaj tha se donte që Kosova të përfitonte 232 milionë dollarë, shkruan arbresh.info.

“Do të isha shumë i lumtur sikur sot, njoftimi të ishte se Kosova përfiton 232 milionë dollarë, duke përfshirë këtu edhe ato 200 milionë për gazsjellësin”, ka shkruar Haradinaj,

“Taksapaguesve amerikanë, faleminderit”, shtoi ai.

“Qeverisë, kthjelluni!”, përfundoi Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme