Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, kryeministri Ramush Haradinaj u premtoi mësimdhënësve se nuk do të jenë vetëm, nuk do të jenë të ndarë dhe se misioni i tyre është aftësimi dhe forcimi i nxënies së dijes, shkruan arbresh.info.
Në ngjarjen e organizuar për nder të Ditës së Mësuesit nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), kryeministri Ramush Haradinaj tha se është guxim që në një ditë si kjo, Ditën e Mësuesit, t’iu dilet përballë mësuesve.
“Ndihem sot edhe nxënës edhe prind, por edhe koleg me ju. Bashkëndjej me ju, me rrugën tuaj jetësore”, tha kryeministri Haradinaj.
Në këtë ditë të veçantë, kryeministri Haradinaj vlerësoi punën e të gjithë atyre që në kohë të vështira nuk e ndalën arsimin, familjarët që lëshuan shtëpitë e tyre për shkolla, dhe me të gjithë ata mësues që kontribuuan që arsimi në Kosovë të mbijetojë.
“Ju falënderoj për këtë kontribut të çmuar që sot të jemi këta që jemi. Pa punën, mundin dhe sakrificën tuaj, pa ndjenjën dhe vullnetin që ju ka mbajtur nuk do të ishim këta që jemi”, theksoi kryeministri, duke shtuar se nuk do të ndalet deri në zbatimin e plotë të së drejtës që u takon të gjithë mësimdhënësve.
Kryeministri Haradinaj tha se i kupton përgjegjësitë që ka qeveria ndaj mësimdhënësve, duke përmendur edhe kushtet dhe infrastrukturën jo të mirë në shkolla, për të cilën tha se qeveria e Kosovës është duke punuar për përmirësimin e saj.
“Pa shkollë të fortë nuk ka popull të fortë, nuk ka shtet të fortë, ekonomi e as ushtri të fortë, sepse vetëm duke pasur shkollën e fortë do të jemi të zotët e vetës”, tha kryeministri Haradinaj.
Ai shtoi se nuk është mirë kur fëmijët e Kosovës vlerësohen dobët në testin PISA apo nga programe tjera./arbresh.info/
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës