Google ADS

Haradinaj në organizimin e ambasadës gjermane: Populli i Kosovës i është mirënjohës popullit të madh gjerman

18:49 | 3 Tetor 2023
E.G
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në organizimin e Ambasadës së Gjermanisë me rastin e shënimit të 33-vjetorit të rënies së murit të Berlinit.
Haradinaj ka thënë se populli i Kosovës është mirënjohës popullit gjerman për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme, shkruan Arbresh.info.
“Në organizimin e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, shënuam 33-vjetorin e rënies së murit të Berlinit dhe ribashkimin e Gjermanisë. Populli i Kosovës i është mirënjohës popullit të madh gjerman, për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme në secilën etapë që ka kaluar Kosova”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info

Të ngjashme