Haradinaj: Ministri Nenad Rikalo është i përgjegjshëm dhe i interesuar për punë

14:25 | 14 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka thënë sot në Kuvend se ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo ka treguar vazhdimisht respekt, është i përgjegjshëm dhe shumë i interesuar për punë.

Haradinaj ka thënë se marrëdhëniet me Listën Serbe janë të vështirësuara por Rikalo është treguar shumë i përgjegjshëm në punë, shkruan arbresh.info.

“Duhet të them sinqertë. Nuk e di ende unë kush është kush por për nga marrëdhënia e punës ministri Rikalo ka treguar respekt, është i përgjegjshëm dhe është i interesuar për punë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se po e quajnë kryeministër qyqan mirëpo siç ka thënë ai ashtu siç i thonë po përgjigjet në interpelancat e Kuvendit.

“Qiky qyqani po ju vjen në interpelanca, mendoj se jam kryeministri i vetëm që për kaq pak kohë ju ka ardhur kaq shpesh në interpelanca”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme